Biden dhe Johnson ballë për ballë përpara Samitit të G7

TË FUNDIT

Të dy udhëheqësit po diskutojnë “rifreskimin” e të ashtuquajturës “marrëdhënie speciale” midis SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar duke nënshkruar një “Kartë Atlantike” të re. Një rihapje e mundshme e udhëtimeve transatlantike është gjithashtu në rendin e ditës.

Këtë të enjte u rriten shpresat se bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve do të rifillojë pasi Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson biseduan për herë të patrë që nga marrja e detyrës.

Takimi erdhi përpara fillimit të Samitit të G7 në Cornwall në Anglinë jugperëndimore ku krerët e shteteve dhe qeverive nga shtatë ekonomi të pasura do të takohen të premten, transmeton rtv21.tv.

Të dy udhëheqësit janë vendosur të nënshkruajnë një “Kartë të Atlantikut”, frymëzuar nga një dokument me të njëjtin emër, shkruar nga Winston Churchill dhe Franklin Roosevelt në vitin 1941.

Ideja është të “rifreskojmë” të ashtuquajturën “marrëdhënie speciale” midis të dy vendeve.

Sipas Associated Press dhe media britanike, të dy vendet janë zotuar të rihapin udhëtimet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Udhëtimet ndërmjet SHBA-së dhe MB janë zvogëluar shumë në 15 muajt e fundit.

Shumica e udhëtarëve amerikanë nuk mund të udhëtojnë në Britani pa karantinën prej 10 ditësh dhe shtetasit e MB thjesht lejohen të udhëtojnë në drejtimin tjetër./21Media

TË NGJAJSHME