Pas debatit të ashpër për bashkëpunimin me këngëtarin e One Direction Zayn Malik, producenti Naughty Boy ka vendosur të bashkëpunojë me një një yll tjetër të muzikës.
Naughty Boy dhe këngëtarja Beyonce pritet të regjistrojnë javën e ardhshme këngën e tyre të re “Lose it All (Runnin’)’.
Burime për gazetën The Sun shprehen se 34 vjeçarja e kishte dëgjuar këngën e producentit në Youtube dhe menjëherë kërkoi që të hiqej nga interneti për ta regjistruar vet versionin origjinal në studio.
Gjithashtu Jay- Z pasi ka parë talentin e Naughty Boy ka vendosur që ai të punojë me të në kompaninë muzikore Roc Nation.
