Saraji e nisi i pari festën.
Blerim Bexheti bashkë me simpatizantët e BDI-së dolën në sheshin për ta shpallur fitoren.
Atmosferë
“Këtu jam me tërë aktivin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj, realisht nuk ka vend votim që nuk kemi fituar numrin nuk e di saktë por me sa më thonë janë mbi 10 mijë vota për BDI-në”, u shpreh Bexheti.
Sipas KSHZ pas numërimit të votave Blerim Bexheti nga BDI ka marr 10,790 apo 73,10%, Qerim Mahmuti ASH-AAA 2,606 apo 17,65%, Ilir Krosi nga PDSH 87 apo 0,59% dhe Hasim Murtezani nga BESA 893 vota ose 6,05%.
Edhe Studeniçani ishte në festë. Atje festonte Azem Sadiku i PDSH-së.
“Ne diku diferencën nga kandidati i BDI-së e kemi mbi 800 vota, kurse nga kandidati i Aleancës mbi 1 mijë 500 vota. Unë shfrytëzoj rastin tu falënderohem të gjithë votuesve të Studeniçanit”, deklaroi Sadiku.
Por në Studeniçan do të duhet edhe raundi i dytë. Sipas KSHZ pas numërimit të votave rezultatet janë:
Ejup Abazi BDI 2.440 32,18%
Fatmir Ejupi ASH/AAA 1.781 23,49%
Azem Sadiku PDSH 3.146 41,49%
Edhe në komunën e Haraçinës fituesi do të vendoset në raundin e dytë. Atje prin kandidati i BDI-së
Ridvan Ibrahimi BDI – 2,286 44,17
Naim Sinani – ASH/AAA764 14,76
Milikije Halimi LSDM – 2,023 39,08
Sipas KSHZ kandidatët që kanë fituar që në raundin e parë, detyrën zyrtare do ta marrin brenda shtatë dite prej ditës së zgjedhjeve.
