Zgjidhjen e problemeve ekzistuese në Komunën e Çairit dhe krijimin e kushteve për jetë normale, urbane, prezantoi në konferencën e sotme kandidatja për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska. Theksoi zgjidhjen e kaosit të trafikut në Çair, do të ofrojë kushte për përdorim të sigurt të biçikletave përmes ndërtimit të shtigjeve të reja për biçikleta që do të lidhin Çairin me Qendrën dhe Butelin, por edhe do të zgjidhin problemet ekzistuese në disa pjesë të harruara të Çairit.
“Këto barriera betoni nuk janë një zgjidhje e mirë për qytetin, por gjithsesi përdoren, megjithëse duhet të ketë një zgjidhje të plotë të trafikut në këtë pjesë të qytetit. Këto barriera janë në vend të vendosjes së një korsie plus, e cila qëndron si një premtim i paplotësuar”, tha Danella Arsovska.
