Beto kalon në Everton

TË FUNDIT

Klubi i Premierligës angleze, Everton, ka konfirmuar transferimin e sulmuesit portugez Beto nga skuadra italiane Udinese.

Everton bëri të ditur se me futbollistin 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Mediat britanike shkruajnë se transferimi arriti në 30 milionë funte, ose 35 milionë euro.

Beto shënoi 22 gola në 65 ndeshje për Udinese. Në karrierën e tij të mëparshme, ai ka luajtur për Uniao Tires, Olimpico Montijo, Portimonense dhe Udinese.

Evertoni radhitet në pozitën e fundit të tabelës, i cili e ka nisur keq në Premierligë, me tri humbje në po aq ndeshje.