Besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë Kurban Bajramin, mbushin sheshet dhe xhamitë

TË FUNDIT

Pas tre ditësh, Kuvendi përfundon debatin për Projekt-Ligjin për regjistrimin e popullsisë – do të votohet në vazhdimin e seancës

Pas tre ditësh, këtë pasdite përfundoi debati në Kuvend për Projekt-Ligjin për regjistrimin e Popullsisë. Familjeve dhe banesave në...

Tregu i Shkupit në listën e Bursës së Maqedonisë! Pronarët dominues duan të jenë pronarë të vetëm

https://youtu.be/3WxYb4RSFYc Tregu i Shkupit përsëri bëhet atraktiv. Të dyja kompanitë si aksionarë më të mëdhenj deri më tani, tani planifikojnë...

Ligji për pensionim të obligueshëm në 64 vjeç? Shahpaska: Opozita e ka bllokuar me 500 amendamente

https://youtu.be/6ixtreDzEPQ Zgjidhja ligjore për pensionim të obligueshëm në sektorin publik në 62 dhe 64 vjeç është në procedurë kuvendore, por...

Disa komunitete nuk duan të shkojnë te Grubi! Të punësuarit në ARDB kërkojnë të mos zhvendosen në ndërtesën e re

https://youtu.be/65Jr3CnPG3E Nëpunësit administrativë në Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive nuk duan të zhvendosen në objektin e ri...

Tetovë, Covid, bie numri i të shtrirëve në spital! Vetëm 12 punonjës mjekësorë në izolim ose të infektuar

https://youtu.be/FL6HNtbO2Og Numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin klinik të Tetovës të infektuar me Covid 19 është 20, ndërsa  vetëm...

Besimtarët myslimanë në Shqipëri sot festojnë Kurban Bajramin. Kremtimi i kësaj feste ka nisur që në orët e para të mëngjesit, kur besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin.

Falja e namazit u zhvillua jo në vendin e përhershëm në “Sheshin Skënderbej” por në sheshin e vogël pranë pazarit të ri duke respektuar masat anticovid, mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës.

Në xhaminë e “Kokonozëve”, kreu i komunitetit mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu dha urimin për këtë festë të shenjtë si dhe një këshillë për të kaluar së bashku situatën e pandemisë.

“Sot gjendemi në ditën e begatë të Kurban Bajramit, ku atmosfera shpirtërore ndodhet anë e mbanë. Qofshi të gëzuar me të afërmit e zemrës tuaj. Haxhi është pjesë e pandarë e besimtarëve myslimanë, ku është kulmi i përkushtimit fizik, por këtë vit për shkak të pandemisë mungesa e kësaj do të mbesë gjatë në mendjen e besimtarëve”, tha Spahiu.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën.

Rama në një postim të tij në rrjetin social në Facebook, përmes një fotografie me një mbishkrim ka shkruar shkurt “Gëzuar Kurban Bajramin”.

Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një prononcim për media nga Selia e Kryegjyshatës Botërore uron festën e Fiter Bajramit.

Presidenti ka përcjellë një mesazh të qartë për politikën, në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, që ka mbledhur bashkë në selinë e Kryegjyshatës krerët e besimeve fetare në vend. Ai tha se politikanët duhet të marrin shembullin e bashkëpunimit e mirëkuptimit që kanë udhëheqësit fetarë në vendin tonë. 

TË NGJAJSHME