Besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin/ Shaqiri: Gëzimi i dyfishtë, mbi 1 milion haxhilerë po e kryejnë Haxhin

TË FUNDIT

Sot besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin. Kjo është festa e dytë më e madhe pas Fiter Bajramit.

Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, i cili filloi prej orës 04:30 deri pasi u fal namazi i Kurban Bajramit.

Pas faljes së namazit, myslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Sipas traditës, myslimanët e festojnë këtë Bajram 3 ditë.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët mysliman, duke na kujtuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjellë.

“Njeriu është krijesa më e shtrenjtë, ndërsa angazhimi për te është vlera më e madhe e njeriut dhe jetës së tij. Andaj, kjo festë është rezultat i gëzimit për formimn e një ambienti të flijimit të më të shtrenjtës nga e cila buron dashuria ndaj Zotit, përkushtimi ndaj njerëzores, humanes, morales, paqes, e dinjtetit. Ndërkaq, varfëria, skamja, diskriminimi, mbytja, lufta janë veset më të shëmtuara që mund t’i ndodhin njerëzimit. Të gjitha këto vijnë nga ramja e vetëdijes për të flijuar më të shtrenjtën për Zotin e për të mirën e njeriut.”- drklaroi Shaqir Fetahu – Kryetar i BFI-së.

Fetai tha se kësaj radhe gëzimi për këtë festë është i dyfishtë.

Kësaj radhe gëzimi ynë në këtë festë është edhe më i madh sepse në këto ditë, në vendet e shenjta në Qa’ben e bekuar, në Arefat, Mine e Muzdelife, pas dy vitesh,  me vetëdije të lartë e me iman të paluhatshëm rreth mbi një milion haxhilerë e kryejnë kushtin e pestë islam, Haxhin,.”- tha Fetai.

Fetai, ndër të tjera, ka bërë edhe thirrje për paqe e bashkëpunim në mes të njerëzve që pavarësisht ndasive.