Besimi: Zhvillimi ekonomik ka rënë për 4.5%

TË FUNDIT

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka njoftuar, se rënia e zhvillimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë siç është paraparë.

Gjegjësisht, nga 8.7% sa është parashikuar rënia për vitin 2020, është regjistruar 4.5% rënie e zhvillimit ekonomik.

Sipas Besimit, amortizimi ka ardhur si rezultat i pakove ekonomike.

“Me këtë pako të masave dhe ato që do të vijojnë, besojmë se do të vazhdojmë të lehtësojmë impaktin kovidit në ekonominë vendore, ashtu edhe siç parashikuam në vitin 2020, nga rënia e cila do të kishte ndodhur për 8.7%, u realizua një amortizim prej 4.2%. Gjegjësisht kishim 4.5% rënie të zhvillimit ekonomik”, bëri të ditur Besimi, transmeton TV21.

TË NGJAJSHME