Besimi takon drejtorin e BERZH-it Andi Aranitasi

TË FUNDIT

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka takuar drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim përgjegjës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi.

Aranitasi, në emër të BERZH-it, e përgëzoi për emërimin tij si ministër dhe i uroi suksese në punën e tij. Njëkohësisht, ai theksoi se mbështetja e BERZH-it do të vazhdojë në të ardhmen me shpresën për të kontribuar zhvillim më të shpejtë ekonomike, transmeton TV21.

Nga ana tjetër Ministri i Financave, Fatmir Besimi, tha se do ta shfrytëzojë mbështetjen e BERZH-it dhe institucionalisht do të gjejnë mënyrë për të tejkaluar të gjitha problemet.

“Realizimi i projekteve tashmë të filluara do të ketë rëndësi të madhe për lëvizjen e rritjes ekonomike gjatë pandemisë dhe gjithashtu përmirësimin e infrastrukturës e cila do të ketë një efekt pozitiv ekonomik në afat të gjatë. Duhet ta shfrytëzojmë mbështetjen e BERZH-it dhe institucionalisht të gjejmë mënyrë për të tejkaluar të gjitha problemet me të cilat përballemi në zbatimin e disa prej projekteve ekzistuese. Me realizimin e projekteve ofrojmë kushte më të mira për subjektet ekonomike që bëhen më konkurruese në treg. Njëkohësisht, përmes realizimit të projekteve kapitale mundëson punë për qindra firma vendore dhe rritje të punësimit në ndërtimtari”, theksoi Besimi.