Besimi: Politikat ekonomike janë duke dhënë rezultate të mira

TË FUNDIT

Pakoja e pestë e masave ka komponentin zhvillimore, dmth ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, investimet dhe zhvillimin. Kjo është e rëndësishme të dërgohet si mesazh, atë e kemi diskutuar edhe me odat dhe mendoj se do të jetë bazë e shëndoshë jo vetëm për të dalë nga kriza, por edhe për të siguruar rritje më të shpejtë në periudhën e ardhshme, normalisht përcjellur nga reformat strukturore që nuk janë pjesë e masave, por janë pjesë e programit ekonomik të qeverisë. Por, që masat të kenë sukses, duhet të ketë një reagim të duhur edhe nga sektori privat, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në intervistën për Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM).

Ministri informoi se Buxheti është në gjendje të mirë dhe se realizimi i të hyrave dhe shpenzimeve është në përputhje me parashikimet, por që muaji duhet të përfundojë në mënyrë që të bëhet krahasim me vitin e kaluar. Politikat e mira ekonomike të ndërmarra në kushte krize konfirmohen gjithashtu nga raportet e agjencive të rejtingut kreditorë.

“Standard & Poor’s në raportin e fundit konfirmoi rejtingun kreditorë të vendit tonë i cili mbetet në të njëjtin nivel të rejtingut kreditorë, me perspektivë stabile për të ardhmen dhe mund ta deklaroj këtë si sukses në një vit krize. Ky është një sinjal tjetër i mirë për politikat stabile në kohë krizash, që është shumë e rëndësishme për nga aspekti i pranisë sonë në tregun financiar ndërkombëtar, për të financuar nevojat e ekonomisë sonë,” tha Ministri.

I pyetur në lidhje me realizimin e masës për mbështetje financiare për pagesën e pagave nga aspekti i mekanizmave të kontrollit, për ato kompani që abuzojnë dhe nuk i paguajnë rrogat, Besimi është i prerë, se është më se e qartë se ata që nuk kanë paguar rroga nuk do të kenë të drejtë për të aplikuar, por gjithashtu ata do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve nëse kanë kryer shkelje tjetër.

Ministri thotë se realizimi i masave monitorohet nga afër. Të njëjtat kanë ndikim pozitiv në aktivitetin ekonomik, gjë që është e dukshme në të dhënat për rritjen në tremujorin e tretë të vitit 2020 krahasuar me të kaluar, por edhe në të dhënat për investimet bruto të cilat në tremujorin e tretë panë një rritje të madhe dhe që në tremujori i dytë ra një rrënje prej rreth 35 për qind, në tremujorin e tretë, investimet publike dhe private u rritën prej 4.2 për qind në krahasim me 2019 kur nuk kishte krizë.

“Ndikimi i masave dhe politikave të marra në zbutjen e efekteve të krizës kovid në ekonominë tonë janë evidentuar tashmë. Politikat që po ndërmarrim janë konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare, FMN, Banka Botërore dhe agjencitë e rejtingut kreditorë, si dhe politika të vendosura mirë që kanë zbutur efektet e krizës,” tha Besimi.

Pritjet në mbarë botën janë stabilizimi i ekonomisë. Ministri theksoi se parashikimet mbeten, sipas të cilave ekonomia pritet të rritet me 4.1 për qind këtë vit, por në të njëjtën kohë dërgon mesazh se rritja nuk do të arrihet lehtë.

“Rritja do të shoqërohet me shumë sfida si në drejtim të politikës ekonomike dhe në drejtim të sektorit privat dhe tregut të punës. Ky vit është specifik me shumë vëmendje nga të gjitha palët për të pasur sukses në atë që bëjmë. Për këtë arsyeje ne shkojmë me pakon e pestë të masave me një komponent zhvillimore, por që masat të kenë sukses, duhet të ketë gjithashtu reagim të duhur nga sektori privat,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se prioritet kryesor është shëndetësia dhe se sektori i shëndetësisë do të jetë përcaktuesi kryesor i lëvizjeve ekonomike.