Besimi: Po punohet intensivisht në pakon e katërt të masave

TË FUNDIT

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në paraqitjen e tij sot para mediave potencoi se intensivisht po punohet në pakon e katërt të masave e cila është e kahëzuar drejt rikuperimit ekonomik, përkatësisht përforcim të likuiditetit dhe stabilitetit financiar të ndërmarrjeve, stimulim të  konsumit privat dhe nxitje të investimeve në ekonomi.

“Do të punojmë në atë që të përfundojë shpejtë trendi negativ dhe ta zvogëlojmë goditjen ndaj ekonomisë në tremujorin e tretë dhe të katërt, ndërsa në vitin 2021 të kemi edhe rritje pozitive, nën kushtin që të mos ketë përkeqësim të gjendjes epidemiologjike. Konkretisht, këto masa duhet të ndërlidhen me ato të mëparshmet dhe të “injektojnë” likuiditet të ri në ekonomi. Në atë drejtim, po ridizajnohen apo përmirësohen edhe disa nga masat ekzistuese të cilat kanë potencial për mbështetje të mëtutjeshme të rikuperimit ekonomik”, shtoi ministri i Financave./MIA