Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka qenë mysafir në “10 Minuta” në TV21.
Foli për inflacionin dhe tregoi se parashikimet e Qeverisë janë se ai do të jetë dyfish më i ulët se vitin e kaluar.
“Politikat për uljen e inflacionit vazhdojnë. Ne parashikojmë që të kemi 7.1% me këtë viti. Banka Popullore ka normë më të lartë për vitin 2023 se sa Qeveria. Parashikime të ngjashme ka edhe Fondi Ndërkombëtar Monetar, Komisioni Evropian apo Banka Botërore. Pra pritet që në krahasim me vitin e kaluar, kur inflacioni ishte 14.2%, këtë vit të jetë përgjysmë”, tha Besimi.
