Zëvendëskryeministri për çëshje evropiane, Fatmir Besimi sot realizoi takim koordinativ me përfaqësues të BE-së, përfaqësues të shumë vendeve dhe organizatave donatorë në Republikën e Maqedonisë. Tema e takimit, siç njofton Sekretariati për Çështje Evropiane, ishte migracioni, si dhe planet dhe mënyra e menaxhimit të sfidave nga situata aktuale në vend, rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Në takim, ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Çavkov, u prezantuan planet e Qeverisë për menaxhimin e valës së migrantëve dhe refugjatëve. Gjithashtu, u prezantuan edhe vlerësime konkrete të nevojave për t’u ballafaquar me këtë krizë. Siç kumton Sekretariati, përfaqësuesit e pranishëm të BE-së, vendeve donatore dhe organizatave ndërkombëtare e përshëndetën iniciativën për takime të këtij lloji, që realizohet në prag të takimit të ministrave të BE-së në Luksemburg, në të cilën shqyrtohen plane konkrete të Unionit për menaxhimin e situatës.
Siç njoftohet, në këtë takim është dakorduar që mbledhje e këtillë koordinative mes autoriteteve të vendit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të mbahet njëherë në muaj, e janë përcaktuar edhe hapa dhe mekanizma konkrete të bashkëpunimit.
