Besimi në Bruksel: Eurointegrimet do të përshpejtojnë rritjen ekonomike

TË FUNDIT

“Eurointegrimet do të ofrojnë mundësi për rritje më të lartë. Ne jemi maksimalisht të përkushtuar në përforcimin e këtij përcaktimi strategjik duke hedhur baza të forta që do të mundësojnë realizimin e reformave kryesore,” theksoi ministri i Financave në një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian Maçej Popovski në Bruksel.

Në këtë takim u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor janë partner strategjik të BE-së dhe se qasja për zgjerim duhet të hapet pa prolongim në lidhje me rrugën evropiane të vendeve në rajon. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në aktivitetin e investimeve dhe zbatimin e reformave strukturore

Në lidhje me prioritetet strategjike, Besimi theksoi se shfrytëzimi efikas i ndihmës për anëtarësim në BE dhe përforcimi i sistemit të vendosur për menaxhimin financiar dhe kontroll të mjeteve IPA në drejtim të rregullimit të sistemit për menaxhimin e fondeve strukturore janë qëllime prioritare të këtij viti.