Besimi në 10 MINUTA: Pres debat konstruktiv për ribalancin e buxhetit

TË FUNDIT

Ministri i Financave, Fatmir Besimi është mysafir sonte në 10 MINUTA në TV21.

Në lidhje me ribalancin e buxhetit, i cili së shpejti pritet të gjendet para deputetëve, ka deklaruar se pret debat konstruktiv ndërkaq ka sqaruar se çfarë nënkupton ai për qytetarët.

“Unë pres diskutim thelbësor, debat konstruktiv, propozime dhe sugjerime por edhe mundësi që të sqarohen të gjitha aspektet që parashihen në ribalanc. Nëse duhet me një fjalë të sqarojmë se çfarë nënkupton ky rebalanc, ai është rebalanc për fuqizim të investimeve, përkrahje ekonomike dhe shërim nga Covid, do të thotë gjithçka që do të thotë përkrahje dhe zhvillim i rritjes (ekonomike) gjatë këtij viti”, tha Besimi.