Besa e Pejës nuk di për humbje. Pejanët sot në Gjilan mundën Dritën, me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 24-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
Skuadra e Arbnor Morinës, ka arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit. Pejanët mirë e nisen lojën dhe vetëm pas 15-të minutave lojë përmes Dukagjin Gashit kaluan në epërsi, rezultat të cilin e ruajtën deri në fund.
Besa më këtë fitore, rikthehet në pozitën e dytë më 44 pikë, katër më pak se lideri i tabelës, Ferronikeli.
Trepça sulmon gjyqtarin Gashi
Derbi Mitrovicas, në mes Trepçës dhe Trepçës ’89, është ndërprerë në minutën e 70-të, kur skuadra e Trepçës sulmoi gjyqtarin Bajram Gashi, i cili me pas ndërpreu takim. Sulmi i “xehetarëve” erdhi pasi gjyqtari Gashi ndëshkoi më karton të kuq Bujar Idrizin.
Deri në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 0-1, në favor të Trepçës ’89 me golin e Adem Mustafës, i cili shënoi në minutën e 64-të.
Kampionët mundi Drenicën
Kosova e Vushtrrisë ka fituar përballjen kundër Drenicës, me rezultat 2-0, në “Ferki Aliu”.
Kampionët në fuqi janë treguar skuadër më e fortë se drenicasit. Milot Rashica në minutën e 27-të zhbllokoi rezultatin duke kaluar nikoqirët në epërsi prej 1-0, kurse rezultatin e dyfishoi Daut Maxhuni në minutën e 38-të. Pas kësaj fitore, Kosova (V) arrin në kuotën e 39-të pikëve dhe zë vendin e gjashtë, kurse Drenica mbetet në vendin e shtatë më 29 pikë.
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 24-të
Rezultatet
Drita – Besa 0-1
Trepça – Trepça ’89 0-1 (e ndërprerë në minutën e 70-të)
Kosova (V) – Drenica 2-0
Dje
Vëllaznimi – Ferronikeli 0-0
Istogu – Prishtina 0-1
Ferizaj-Hajvalia 0-0
Tabela
1.Ferronikeli 48
2.Besa 44
3.Prishtina 42
4.Hajvalia 39
5.Kosova (V) 39
6.Trepça ’89 37
7.Drenica 29
8.Vëllaznimi 28
9.Istogu 26
10.Drita 22
11.Ferizaj 18
12.Trepça 15
