BERZH: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit me rritje prej 2%, vitin e ardhshëm 3%

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritje të PBB-së prej dy për qind, ndërsa në vitin e ardhshëm prej tre për qind, bëhet e ditur në parashikimin më të ri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për perspektivat ekonomike rajonale. 

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor në vitin 2023 do të shënojë rritje prej 2,2 për qind, ndërsa deri vitin e ardhshëm prej 3,4 për qind. 

Ekonomia në Shqipëri këtë vit do të ketë rritje prej 2,5, ndërsa vitin e ardhshëm 3,3 për qind, Bosnjë e Hervegoninë ( 2.0% dhe 3.0%), Kosovë (3.5% dhe 4.0%), Mal të Zi (3.3% dhe 3.7%) dhe Serbi (2.2% dhe 3.4%)

BERZH në raport bën të ditur se në perspektivat ekonomike në Ballkanin Perëndimor këtë vit do të ndikojnë presionet e inflacionit dhe pikëpamjet më të dobëta të ekonomive të përparuara në Evropë, me parashikime më pozitive për vitin 2024 kur pritet rritja ekonomike të rritet në 3,4 për qind.