Bërns për zjarret: Zjarrfikësit, ushtarët dhe vullnetarët – heronjtë e vërtetë

TË FUNDIT

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns në profilin e saj zyrtar në Fejsbuk shprehu mirënjohje ndaj zjarrfikësve, ushtarëve, vullnetarëve dhe popullatës vendore të përfshirë në shuarjen e zjarreve në pjesë të vendit, me porosi për vëzhgimin vigjilent dhe respektimin e udhëzimeve nga autoritetet.

“Të mërzitur nga imazhet e tmerrshme të zjarreve në të gjithë vendin. Mirënjohje për zjarrfikësit, ushtarët, vullnetarët dhe komunitetet lokale për përpjekjet e tyre të guximshme. Ata janë heronj të vërtetë. Ju lutemi jini vigjilent dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve”, shkroi ambasadorja Bërns në Fejsbuk.