Bërns është takuar me Mickoskin për ta njoftuar për Urdhrin ekzekutiv të Bidenit

TË FUNDIT

Janë takuar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Meri Bërns dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Siç njoftoi ambasadorja nëpërmjet profilit të saj në “Twitter”, në takim ajo e ka njoftuar Mickoskin për Urdhrin e fundit ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Sot jam takuar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që ta brifoj për Urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor”, shkroi Bërns, transmeton TV21.

Me këtë urdhër, është zgjeruar përfshirja e personave për Ballkanin Perëndimor të cilët do të futen në listën e zezë të ShBA-ve dhe do t’u ndalohet hyrje. Do t’u ngrihet edhe pasura gri dhe mjetet që posedojnë në ShBA.

Në listë, tanimë është e ditur se do të futen edhe personat që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës.