Përfaqësuesi special i Departamentit të shtetit për Ballkanin Perëndimor Methju Palmer dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështjet tjera rajonale nga Ballkani Perëndimor Mirosllav Lajçak, pasdite do të bisedojnë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, nga kabineti i Vuçiqit kumtuan se pas takimit nuk janë planifikuar deklarata për mediat, por do të ndiqet vetëm kumtesa, si dhe që presidenti Vuçiq nesër në orën 13:00 do të drejtohet para opinionit dhe do të flasë për Kosovën, negociatat e ardhshme në Bruksel, përparimin e Serbisë në rrugën evropiane, bisedat me përfaqësuesit e opozitës, çështjet e rëndësishme shtetërore dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e Këshillit për Siguri më 8 qershor.
Gjatë takimit me Vuçiqin, Palmer sot realizoi takim me kryeministren Ana Bërnabiq, në të cilën, siç kumtuan nga qeveria serbe, ajo ka theksuar se dialogu me Prishtinën është në fokus të qeverisë, por që nevojitet paraprakisht çështjet të dakordohen, siç është Bashkësia e komunave serbe (BKS) të zbatohen në vepër.
Palmer në takim ka theksuar se një nga prioritetet e SHBA-së është stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor dhe e lavdëroi rolin e Serbisë në nismat rajOnale, që dukshëm do ta përforcojë lidhshmërinë rajonale ekonomike.
Siç kumtuan nga Qeveria serbe, Palmer ka theksuar se fokusi i aktiviteteve të SHBA-së në Serbi do të kahëzohet drejt investimeve në infrastrukturë dhe në burimet e ripërtërira të energjisë. Ai e ka theksuar edhe nevojën të sigurohet rrumbullaksim mediatik të mundësojë të dëgjohen mendime të ndryshme.
“Konsiderojmë se është e papranueshme shmangia e Prishtinës t’i plotësojë obligimet e tij, para se gjithash formimin e BKS-së, duke insistuar vetëm në pranimin e ndërsjellë”, deklaroi Selakoviq, duke shtuar se retorika e tanishme e Albin Kurtit nuk kontribuon për krijimin e atmosferës së volitshme për dialog”, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Palmer sot kishte takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Selanoviq në të cilën Selanoviq ka theksuar se kompromisi kyç nënkupton qasje serioze dhe përgjegjëse dhe ka shtuar se Serbia do të vazhdojë të marrë pjesë në bisedat me vullnet të mirë dhe se është e gatshme ta vazhdojë dialogun.
Pas takimeve të sotme në Beograd të Palmerit dhe Lajçakut ehde para disa ditëve në Prishtinën për nesër është paralajmëruar vizita e Kosovës nga shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias.
