Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar sot nga Ohri, ku po merr pjesë në “Forumin e Prespës për Dialog”, se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës së vitit 1998-1999.
E pyetur për viktimat e luftës në Kosovë, ajo është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sipas saj, krimet nuk janë të vërteta sepse nuk kanë ndodhur.
“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pasluftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë spastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiç.
