Berluskoni shtrohet në spital për shkak të problemeve me zemrën

TË FUNDIT

Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni u dërgua me urgjencë në një spital në Monako për shkak të problemeve të zemrës, deklaroi mjeku i tij personal.

Mjeku Alberto Zangrillo mbrëmë tha se ai e kishte parë Berluskonin të hënën dhe më pas vendosi ta çonte në një spital aty pranë sepse mendoi se ishte e paarsyeshme ta kthente në Itali e cila është 15 kilometra nga qyteti-shteti i vogël.

Për momentin është e panjohur nëse Berluskoni e ka tejkaluar këtë problem shëndetësor.

Ish-kryeministri italian 84-vjeçar kishte një operacion më serioz në zemër në vitin 2016 dhe më pas mbijetoi nga kanceri i prostatës./MIA