Berisha: Të rrëzojmë monizmin e Ramës

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte edhe në Laç ku morri pjesë në takimin e organizuar me rastin 32 vjetorit të themelimit të kësaj force politike në këtë qytet.

Në fjalën e tij ai theksoi se edhe pas 32 vitesh para demokratëve qëndron detyra e përmbysjes sipas tij të një tjetër monizmi, atij të Edi Ramës.

Gjithashtu Berisha akuzoi kryeministrin Rama se përmes ndërhyrjeve të tij në organet e drejtësisë, po përpiqet të mbajë peng vendimin e gjykatës për Partinë Demokratike.

Ndaj ai ftoi demokratët që t’i bashkohen misionit të Partisë Demokratike për kthimin sa më parë të demokracisë së vërtetë në vend.