Berisha: Protestuesit hapin dyert e shtëpisë së tyre

TË FUNDIT

Ish-kryeministri Sali Berisha, para selisë së Partisë Demokratike ku po zhvillohet një protestë e thirrur nga ai, për të larguar Lulzim Bashën nga zyrat e partisë, tha se protesta është paqësore, duke shtuar se protestuesit po hapin dyert e shtëpisë së tyre.

“Dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë për familjarët, i mbyll vetëm pushtuesi”, deklaroi Sali Berisha.

Mes tjerash, Berisha bëri thirrje që të ndalohet me hedhjen e gazit lotsjellës.