Ka nisur protesta e opozitës në Shqipëri ndaj qeverisë. Në protestë janë prezent edhe dy liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Mijëra protestues janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë.
Kjo është protesta e dytë kombëtare e opozitës për këtë vit.
Ndërkohë në terren kanë zbritur rreth 1500 forca policore të cilat do të qëndrojnë në gatishmëri për mbarëvajtjen e tubimit.
Në podiumin e përgatitur priten të ngjiten qytetarë, fermerë e studentë që përfaqësojnë kategori të ndryshme të shoqërisë.
Bëhet me dije se grumbullimi do të mbyllet me fjalime të krerëve të dy partive më të mëdha opozitare, Sali Berisha e Ilir Meta.
