Sali Berisha mbërriti në selinë e Partisë Demokratike aty ku janë grumbulluar qindra mbështetës të tij, në përpjekje për të nxjerrë nga zyra kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Protestuesit kanë hapur derën kryesore dhe janë vendosur në ambientet e katit të parë dhe në të gjithë oborrin e selisë blu.
Berisha ka kërkuar nga mbështetlsit e tij të vetëpërmbahen dhe të shmangin aktet e dhunës, për të përmbushur qëllimin e kësaj proteste.
