Berisha lule për Azem Hajdarin: PD ndodhet në gjendje kritike

TË FUNDIT

Me shume se dy dekada pasi plumbat i morën jetën Azem Hajdarit, partia të cilën ai themeloi ka hyrë në një epoke të re, atë të Lulzim Bashës, pas vendimit të këtij të fundit për të dëbuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Përplasja e ashpër dhe ndarja e thellë mes kryetarit dhe ish kryetarit u reflektua edhe në ceremoninë përkujtimore të liderit të dhjetorit, pasi për herë të parë në 23 vite Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në përkujtimoren e organizuar nga Partia Demokratike.

Lulzim Basha ishte i rrethuar nga 6 drejtues te rinj demokrat, si nga mosha dhe nga pesha historike, ndërsa materialin e shpërndare  per media nga zyra e shtypit e shoqëronte me një mesazh bashkimi për demokratët.by TaboolaSponsored LinksYou May LikeTruck Driving Jobs in USA for Kosovski Okrug Residents Might Be Very LucrativeTruck Driver Jobs in USA | Search AdsSali Berisha zgjodhi ta perkujtoi Azem Hajdarin  ne  te njejten ore   kur ai u vra pak metra nga ish selia e Partise  Demokratike. Krah tij ai kishte te birin e Hajdarit, Kirin si dhe grupimin dhjetori 90. Përkujtimin e ish liderit te lëvizjes studentore, Berisha e shfrytëzoi  per te sulmuar Lulzim Bashen.

Berisha: PD ndodhet  ne gjendjen me kritike dhe ndaj eshte ne nderin dhe detyren e demokrateve kudo ne Shqiperi te ngrihen.

Natyrisht nje poshtrim  i papare ndonjehere ne historine e PD ka ndodhur dhe jam i sigurte qe anetaret mbeshtetesit drejtuesit e gjithave niveleve te PD do dine te hedhin ne koshin e plehrave vendimin antistaturor, antiligjor, antidemokratik te atij qe eshte sot ne krye te pd,  qe deshmon qe mbi kete toke ka vehtem nje interes, interesin e tij personal.

Bashkëshortja e Azemit dhe e bija, munguan ne te dyja organizimet. Rudina Hajdari e perjashtuar 2019  nga Lulzim Basha , nuk la pa thumbuar krizën e krijuar në partinë që i ati themeloi pas luftës që Sali Berisha i ka shpallur Lulzim Bashës.

RUDINA HAJDARI: Kur i sheh sot të ankohen për mungesë demokracie brenda partive të tyre, të vjen të qeshësh e të qash njëkohësisht. Të qeshësh sepse janë viktima perfekte të krijesave të tyre dhe të qash për nivelin e hipokrizisë që shfaqin. Nëse atëherë të pushkatonin fizikisht, sot të pushkatojnë politikisht dhe ekonomikisht.

Figurën e Azem Hajdarit e përkujtoi edhe Presidenti Meta, ndërsa në këtë dite historike për të djathtën përjashtimi i Sali Berishës ka ndarë demokratët në dy grupe, pro dhe kunder kryetarit.