Ish-presidenti i Shqipërisë, kryeministri dhe deputeti aktual Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi në mënyrë urgjente të miratojë rezolutë me të cilën do të shpreh solidaritet të plotë me Ukrainën pas letrës kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë për Shqipërinë të cilën Berisha e dënon dhe e vlerëson si fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar.
“Sot Rusia si fuqi e së keqes tejkalon çdo forcë kërcënuese të njohur në histori. Ajo kërkon të pushtojë një vend fqinj në bazë të doktrinës së sovranitetit, të kërcënojë vendet e tjera, të përpiqet të shkatërrojë NATO-n. I vetmi vend që hesht është një anëtar i NATO-s, por një vend që ka një qeveri të drejtuar nga një mercenar i Beogradit, vasal i Vuçiqit (Rama). Parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që shpreh mbështetjen e plotë për sovranitetin e Ukrainës“, tha Berisha.
Berisha edhe më herët ka kërkuar që Shqipëria të furnizonte Ukrainën të paktën me plumba dhe municione të tjera.
