Berisha e mbyll protestën para selisë së PS-së, protesta e radhës të hënën

TË FUNDIT

Pas një “pelegrinazhi” në disa institucione të vendit, kreu i PD-së në Shqipëri dhe protestuesit e opozitës janë ndalur para Partisë Socialiste.

Sali Berisha ka mbajtur një fjalim aty, ndërsa përballë tij janë vendosur edhe forca të shumta të policisë për të shmangur mundësinë e një përplasjeje fizike.

Berisha tha se kjo ndërtesë i përket popullit shqiptar, ndërsa sot është kthyer në simbolin e të keqes e kryesuar nga Edi Rama.

“Kjo ndërtesë i përket popullit shqiptar, i kërkoj se aq sa respekt kanë për votën e tjetrit, aq ka Sali Berisha respekt për ta. Është kthyer në simbolin e të keqes i kryesuar nga Edi Rama. Ai u ka shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe, ka përzënë nga vendi 937 mijë demokratë, pa parti, socialistë, të gjitha bindjeve. Edi Rama në piramidën e krimit dhe të drogës nuk është i vetëm. Ai që kryeson grupin e tyre është trafikant i shpifur dhe i turpshëm.”- tha Berisha.