Ish-kryeminsitri i Shqipërisë, Sali Berisha në këtë moment është bashkuar me protestuesit, me çka edhe zyrtarisht fillon marshimi i protestuesve nga Partia Demokratike drejtë kryeministrisë.
Kujtojmë që më herët derisa protestuesit ishin duke pritur ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë Blu, disa protestues tentuan që me forcë të futen në godinën e PD-së.
Protestat e sotme në Tiranë janë thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-lideri historik Sali Berisha. Siç ka theksuar Berisha në intervistat e fundit këto protesta do të organizohen kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”./TV21
