Ekstrem dhe të papranueshëm e ka vlerësuar Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Dreçun paralajmërimin për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës. Sipas tij nuk mund të bëhet kurrfarë paralele me Ascociacioni e Komunave Serbe në Kosovë. Ai theksoi se politikanët nga jugu i shtetit janë vetëm pengje interesash të Prishtinës dhe shtoi se paralajmërimi i Asociacionit të Komunave Shqiptare po bëhet në marrëveshje me Tiranën.
