Beograd, paralajmërohen protesta të reja!

TË FUNDIT

Pas protestave të djeshme në Beograd të Serbisë për paralajmërimin e kthimit të orës policore nga presidenti Aleksandar Vuçiq, protestuesit edhe sot paralajmëruan protestë të re nëpër rrugët e Beogradit dhe para Parlamentit të Serbisë.

Dje dhjetëra mijëra njerëz protestuan për masat e reja paralajmëruese për të parandaluar koronavirusin. Qytetarët janë revoltuar që autoritetet kanë shfuqizuar masat vetëm për të mbajtur zgjedhjet dhe tani ato që kanë kaluar do të ketë masa të reja.

Në protestat e djeshme 70 persona janë lënduar, 43 prej tyre policë.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në ora 15:00 do t’ju drejtohet mediave për të dënuar trazirat e djeshme dhe për të bërë thirrje që të mos mblidhen përsëri.