Pak ditë më parë fituesi i topit të artë Karim Benzema konfirmoi largimin nga kombëtarja franceze, gjë të cilën e ka pasur shumë seriozisht.
Sulmuesi nuk ka anashkaluar as lojtarët e trikolorëve, të cilët menjëherë i ka fshirë nga rrjetet sociale, duke mbajtur kontakt vetëm me 5 prej tyre.
Kamavinga, Çuameni, Mbape, Varan dhe Turam janë të vetmit miq që 35-vjeçari ndjek në ‘Instagram’.
Fakti i habitshëm është se Benzema nuk ka mbajtur kontakte as me Grizman, Dembele apo dhe kapitenin Hugo Loris. Situata tek kombëtarja e Francës u përkeqësua pas kupës së botës, teksa e tillë ishte dhe para finales ndaj Argjentinës.
Mediat qarkulluan lajmin se fituesi i topit të artë ishte i gatshëm për t’u rikthyer në finale e botërorit, por nuk u preferua nga trajneri Deshomp.
Ky i fundit u ndikua drejtpërdrejt nga disa lojtarë mes tyre dhe Grizman e Loris.
