Benjamin Netanyahu i kërkon falje presidentit të Izraelit

TË FUNDIT

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë për falje presidentit të vendit, Isaac Herzog.

Zyra e presidentit tha se Herzog do të merrte mendime nga zyrtarët e drejtësisë përpara se të shqyrtonte “kërkesën e jashtëzakonshme që mbart me vete implikime të rëndësishme”.

Netanyahu është përballur me gjyq për pesë vitet e fundit me akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në lidhje me tre raste të ndara. Ai mohon çdo shkelje. Ai tha në një mesazh video se do të kishte preferuar ta shihte procesin deri në fund, por interesi kombëtar “kërkonte ndryshe”.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i kërkoi Herzog-ut që ta “falte plotësisht” kryeministrin. Në atë kohë, Herzog e bëri të qartë se kushdo që kërkonte falje duhej të paraqiste një kërkesë zyrtare. Të dielën, zyra e presidentit publikoi kërkesën dhe një letër nga vetë kryeministri, në dritën e “rëndësisë së kësaj kërkese të jashtëzakonshme dhe implikimeve të saj”.