Firma farmaceutike belge, Jansen, paralajmëroi teste klinike në njerëz të vaksinës së re kundër Covid-19 gjatë korrikut, gjegjësisht dy muaj më parë se që është pritur, informojnë sot mediat belge.
Sipas kompanisë farmaceutike, kjo vaksinë ka “50 për qind më shumë mundësi që të jetë efikase” kundër virusit. Testet paraklinike ndaj jetëve kanë dhënë rezultatet inkurajuese, që do të mundësojë që të kalohet në fazën klinike me teste në njerëz tashmë në gjysmën e dytë të korrikut.
Testet do të bëhen te 1045 persona në gjendje të mirë shëndetësore, të moshës mes 18 dhe 55 vjet. Nga këto qindra do të testohen në Belgjikë, të tjerët në SHBA.
Shkencëtarët sqarojnë se bëhet fjalë për vaksinë nga familja e njëjtë si vaksina kundër Ebolës, që nënkupton se rreziqet e saj dhe efektet janë të njohura.
Në ditët e ardhshme lënda duhet të dorëzohet deri te komisioni kombëtar për etikë si dhe deri te agjencia mjekësore e Belgjikës të cilët duhet të japin dritë të gjelbër.
Nëse faza e parë e testimit jep rezultate të mira, do të kalohet në fazën e dytë dhe të tretë me mostra shumë më të gjera të testeve ndaj personave. Në fazën e tretë parashihet testimi në dhjetë mijë persona.
Në këtë fazë të tretë, e cila është edhe më e gjata dhe më e ndjeshmja, një pjesë e njerëzve e marrin vaksinën, pjesa tjetër marrin placebo. Firma shpreson, nëse vaksina tregohet si e suksesshme, të prodhojë një miliardë doza gjatë vitit 2021./MIA
