Të dhënat e fundit të Qendrës Evropiane për parandalim të sëmundjeve tregojnë se Belgjika tani është në vend të parë sipas shkallës të të infektuarve në BE, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Shkalla është 1.390,9 raste të koronavirusit për 14 ditë në 100 mijë banorë, që është më shumë se Çekia, e cila deri tani ishte rekord.
Shifrat e fundit të Institutit belg për shëndet publik megjithatë tregojnë se për sot, e martë, kjo shkallë sërish është pak nën atë të Çekisë. Mbetet të shihet se si do të evoluojjnë shifrat në ditët në vijim.
Në vend të tretë sipas shkallës të të infektuarve në BE është Luksemburgu, por me shifër shumë më të ulët nga Belgjika dhe Çekia, gjegjësisht 760,4 raste në 100 mijë banorë. Në vendin e katërt dhe të pestë janë Sllovenia dhe Holanda.
Çekia shënon shkallë më të lartë me rastet e vdekjes në BE, Belgjika është në vendin e dytë.
