Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot paralajmëroi se javën e ardhshme në Kuvend do të dërgohet zgjidhje ligjore për përkrahje financiare të investimeve, me çka do të mundësohet përkrahje e drejtpërdrejtë si grant prej 20 për qind për të gjitha kompanitë që do të investojnë këtë dhe vitin e ardhshëm.
“Javën e ardhshme së bashku me zëvendës kryeministrin e parë dhe me tre anëtarët e Qeverisë, do ta dërgojmë në Kuvend zgjidhjen e re ligjore për ligjin për përkrahje financiare të investimeve, ku në mënyrë shtesë në pajtim me zhvillimin e barabartë rajonal do të përkrahen kompanitë dhe rajoni i Pollogut do të merr mjete shtesë në raport me atë që e marrin rajonet e zhvlluara, dhe ku të gjitha kompanitë do të investojnë këtë edhe vitin e ardhshëm dhe në afat të mesëm do të marrin përkrahje të drejtpërdrejtë prej 20 për qind si formë të grantit”, deklaroi Bekteshi, pas vizitës në kompanitë në rajonin e Gostivarit, shfrytëzues të masave për përkrahje të programeve të Ministrisë së Ekonomisë.
Bekteshi e ka përshëndetur, siç tha, guximin e kompanive që të investojnë në kushte të pandemisë.
Siç informoi, vitin e kaluar kompani nga rajoni i Gostivarit kanë marrë 30 milionë euro si përkrahje të drejtpërdrejtë nga Ministria e Ekonomisë.
Për periudhën e ardhshme, paralajmëroi dy investime të reja, një në fabrikë për prodhimin e ujit në shishe në Çegran, ndërsa tjetri në industrinë përpunuese me mbi 300 punësime.
