Bekteshi: Qeveria ndërpreu koncesionin në Konjare

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar, se në seancën e sotme të Qeverisë, është ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëveshja për koncesionit në Konjare.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme mori vendim për ndërprerjen e njëanshme të Marrëveshjes së koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – rërës dhe zhavorrit në lokalitetin “fsh. Konjarë e Poshtme” me koncesionarin EURO PROGRES SHPKNJP eksport-import. Sipas raportit nga Inspektorati i Mjedisit Jetësor, Ministria e Ekonomisë vërtetoi se koncesionari nuk u është përmbajtur zgjidhjeve dhe masave në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor të përcaktuara me rregullat nga fusha e mjedisit jetësor, përkatësisht shfrytëzimi i lëndëve të para minerale është bërë jashtë brezit të bregut me gjerësi prej 50 metrave prapa vijës së kontaktit të ujit pesëdhjetëvjeçar në rrjedhën e parregulluar të ujit të lumit Pçinja”, njoftoi Bekteshi.

TV21 në vazhdimësi ka raportuar për problemin me gërryerjet në Konjare dhe ka përcjellë pa ndërprerë revoltën që banorët e kësaj ane e kanë shprehur nëpërmjet protestave.