Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se që nga dita e nesërme TVSh-ja për produktet ushqimore bazë do të jenë zero denarë.
“Nga nesër niveli i TVSH-së për produktet ushqimore bazë duhet të jetë ZERO për qind”, tha Bekteshi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kërkojnë fatura fiskale, ku do të mund të shohin nëse tregtarët e zbatojnë masën, ndërsa në rast se vërejnë parregullsi, të njëjtat t’i raportojnë në DAP dhe IShT.
