Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është sonte mysafir në emisionin “10 Minuta” në TV21.
Do të flasë për rritjen e pagës minimale dhe të pagës mesatare dhe për masat ekonomike që pritet t’i miratojë Qeveria pas muajit maj.
Foli edhe për masën e fundit të Qeverisë, për heqjen e tarifave doganore për të ulur çmimet e produkteve të bulmetit.
“Me ligjin që u miratua vitin paraprak, me të cilin kemi caktuar metodologji se si do të rritet paga minimale, kjo me siguri do të ndikojë edhe në rritjen lineare të pagave tjera, përfshirë këtu edhe sektorin privat dhe sektorin publik. Paga e muajit mars që do të paguhet në muajin prill, nuk duhet të jetë më e vogël se 20.175 denarë, por nuk është vendim i vetëm. Në mënyrë lineare do të rritet edhe për mbi 27 mijë të punësuar paga për 2175 denarë”, tha mes tjerash Bekteshi.
Për më shumë ndiqeni intervistën me fillim prej orës 19:10.
