Kreshnik Bekteshi nga BDI është mysafir në ClickPlus bashkë me Arjanit Hoxhën nga Lëvizja Besa.
Bekteshi duke folur për zhvillimet e fundit pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor, u shpreh i bindur se do të kemi rritje të shumicës parlamentare.
Këtë e tha teksa u pyet për bisedime për bashkëpunim të BDI-së me parti të tjera.
“Unë nuk jam i kyçur në parti politike.
G: A ka negociatat mes partive?
Me siguri ka kontakte.
Në kuadër të atyre bisedimeve me siguri ka edhe çështje të tjera që janë në interes të qytetarëve. Jam i sigurt se pas 31 tetorit do të rritet kapaciteti i shumicës në Kuvend”, tha Bekteshi.
Se a mund të jenë deputetët Alternativës ata që do t’i bashkohen shumicës, Bekteshi tha:
“Çdo parti politike i cili pajtohet me programën e BDI, Besës, të LDSM e cila është programë e përbashkët qeveritare për ne është i mirëseardhur. Jo vetëm Alternativën, por edhe deputetë tjerë opozitarë.
G: Edhe Aleanca?
Aata kanë deklaruar se nuk pranojnë”.
