Bekteshi: Nuk kam kërkuar largimin e fraksionit! Mexhiti: BDI është futur në anarki, nuk dihet kush ha e kush pi

TË FUNDIT

Para 1 jave në Click Plus Izet Mexhiti tha se ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njëherit dhe anëtar I kryesisë qendrore, ka kërkuar përjashtimin e fraksionit dhe të gjithë bashkëmendimtarëve të tyre nga partia.

Kërkesa e fraksionit të këtyre qeveritarëve, konkretisht i një ministri ka kërkuar që të largohen jo vetëm Izeti, Blerimi, Musa e Nevzati por duhet të largohen edhe bashkëmendimtarët e tyre. Kush e ka thënë? Cili Ministër? Kreshnik Bekteshi!”, tha Izet Mexhiti – Deputet & Nënkryetar i BDI-së.

Por, këto pohime i demantoi mbrëmë ministri Bekteshi. Ai shprehet që Izet Mexhiti po dezinformohet prej dikujt brenda partisë. Bekteshi thotë që ka kërkuar përgjegjësi për veprimet që i bëjnë si anëtarë të kryesisë qendrore.

Unë si anëtar i kryesisë qendrore nuk kam kërkuar përjashtimin e çdo anëtari të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me keqardhje duhet ta demantoj z.Izet Mexhitin përshkak se është keqinformuar nga burime të cilat ai pretendon se i ka brenda kryesisë qendrore. Unë kam qenë për të mbajtur përgjegjësi duke filluar edhe nga vetvetja për veprimet të cilat i bëjmë ne si anëtarë të kryesisë”, pohoi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Sipas Bekteshit, Izet Mexhiti nuk i kryen detyrat e tij si nënkryetar I BDI-së.


“Do të kisha pasur dëshirë që miku im Izet Mexhiti ta kryen detyrën e nënkryetarit të BDI-së përshkak se i është besuar ajo detyrë nga ana e anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, votuesve të BDI-së, nga këshilli i përgjithshëm i BDI-së, siç duhet t’i kryen detyrat të cilat na janë besuar edhe neve si anëtarë të kryesisë. Konsideroj se në këtë moment, që z.Mexhiti nuk e kryen ashtu si duhet detyrën e nënkryetarit të BDI-së”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

E fjalëve të Bekteshit iu përgjigj përsëri deputeti Mexhiti. Sipas tij, BDI është futur thellë në anarki dhe nuk dihet më se kush ha e kush pi sepse çdo secili përgjigjet ndryshe nga njëri tjetri.

E vërtetoi vet që ka kërkuar shkarkimin tonë. Nëse i analizoni paraqitjen e sekretarit gjeneral, zëdhënësit dhe ministrit, janë kontradiktor me njëri tjetrin. Njëri thotë janë vetëlarguar, tjetri e ka thyer statutin, i treti thotë jo ende është nënkryetar, vetëm këshilli i përgjithshëm mund ta shkarkon. Thjeshtë aty nuk dihet kush han e kush pi më, thjeshtë BDI është në anarki të thellë!”, pohoi Izet Mexhiti – Deputet & Nënkryetar I BDI-së.

Përndryshe që nga 1 prilli, grupa e pakënaqur në BDI vendosi të funksionojë si fraksion brenda partisë dhe deri tani nuk është gjetur gjuhë e përbashkët për pajtim mes dy palëve. Kërkesa e grupit të zjarrit deri tani ka qenë largimi nga postet partiake të Bujar Osmanit dhe Artan Grubit.