Bekteshi: Nuk do të hiqet tarifa e lirë e energjisë elektrike, ndërhyrje do të ketë vetëm në tarifën e lartë

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sonte në emisioni Click Plus në TV21, theksoi se nuk do të hiqet tarifa e lirë e energjisë elektrike nga ora 22:00 -07:00.

“Dua t’i njoftoj të gjithë qytetarët se tarifa e lirë e energjisë elektrike nga ora 22:00 -07:00 nuk do të hiqet. Do të bëjmë ndërhyrje vetëm në tarifën e lartë” deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në Click Plus.