Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi për neto-fitimin për një pjesë të rrjetit të supermarketeve në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë së Kovid-19.
Nuk zbuloi emra të kompanive, por për njërin nga ata tha se gjatë vitit 2020 ka pasur neto-profit prej 4 milionë euro.
“Njëri nga ata në vitin 2022 ka pasur neto-profit prej 4 milionë euro, tjetër prej 2 milionë euro, kurse i treti ka pasur profit prej 8.5 milionë euro, kurse nuk ka as 10 markete në shtet. Kemi 5 rrjete supermarketesh të cilat kanë pasur fitim më së paku 3 milionë euro, kurse të tjerët të cilat nuk kanë as 10 supermarkete në shtet kanë fituar 5 milionë euro. Të gjithë këto u mbështetën nga Qeveria drejtpërdrejtë gjatë pandemisë, edhe me paga dhe me gjithçka. Ne jemi thirrur në solidaritet, që të mos jetë në barrë të qytetarëve”, tha Bekteshi në TV “Telma”.
