Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi vizitoi Zonën ekonomike të Tetovës. Ai tha se kësaj zone po i shtohet edhe një fabrikë e cila është investim privat i cili kap vlerën prej 9 milion eurosh. Sipas Bekteshit kjo kompani do të nisë me punë së shpejti dhe pritet që të sigurojë 300 vende të reja të punës.
“Kjo edhe njëherë dëshmon se ne si qeveri, në bashkëpunim shumë të afërt me drejtuesit e zonës ekonomike të Tetovës bëjmë përpjekje maksimale, me të vetmin qëllim që sa më shumë ta zhvillojmë këtë zonë ekonomike. E cila do të ketë impakt jo vetëm në zhvillimin jo vetëm të komunës së Tetovës. Por njëkohësisht do të ketë impakt edhe në zhvillimin e rajonit”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
