Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi merr pjesë në takim jozyrtar ministrash të bashkësisë energjetike që do të mbahet në Baden, Vjenë. Ai tha se sektori energjetik në Maqedoni u ballafaqua me një periudhë të vështirë si rezultat të të gjitha krizave që e kapluan jo vetëm vendin tonë por tërë botën. Qeveria e miratoi Planin nacional energjetik dhe klimatik, me çka e vendosi vizionin dhe qëllimet e saj në të gjitha pesë dimensione të BE-së.
