Bekteshi: Do të rriten kompetencat e inspektorëve të tregut! Do të hiqen rreth 20% nga tatimet në zinxhirin e tregtisë

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se nga java tjetër do tëbëhet ugjidhje ligjore ku inspektorët do të kenë më tepër kompetenca, me qëllim që të parandalohet rritja e padrejtë e çmimeve, shkruan TV21.

“Ministria e Ekonomisë javën e ardhshme përveç vendimeve për uljen e çmimeve për produktet bazë të ushqimit, do të bëjë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku do do të rriten kompetencat e inspektorëve që të mund të veprojnë menjëherë, pa kaluar në procedura të caktuara, duke e marrë parasysh se nga ana e Inspektoratit duhet të veprohet në mënyrë ekspeditive”, tha mes tjerash Bekteshi.

Bekteshi paralajmëroi se me zgjidhjen e re ligjore në Ligjin për Praktika Tregtare të Padrejta do të hiqen 20% e tatimeve në zinxhirin e tregtisë.

“Deri në fund të javës tjetër do të kemi edhe zgjedhjen e re ligjore për praktika tregtare të padrejta, ku do të largohen pothuajse 20 për qind nga tatimet në zinxhirin e tregtisë, duke filluar nga prodhimi, deri në shitjen me pakicë, që shtesë do të ndikojë në uljen e çmimeve”, tha Bekteshi./tv21.tv