Bekteshi: Do të rrisim kapacitetin në TEC Osllome

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, paralajmëron rritje të kapaciteti në TEC Osllome. Bekteshi shtoi se javën e ardhshme do të nënshkruhet marrëveshje me elektranat e Maqedonisë dhe realizuesit të projektit në TEC Osllome.

“Javën e ardhshme do të nënshkruhet marrëveshje nëpërmes elektranave të Maqedonisë dhe realizuesit të projektit TEC Osllome e cila do të rris kapacitetin e asaj termo elektrane, por njëkohësisht edhe do të kalojnë nga një termo elektranë e cila e ndot ambientin në një elektranë e cila investon në kapacitete të ripërtrirshme të energjisë elektrike, njëkohësisht si Ministri  e Ekonomisë në bashkëpunim me elektranat e Maqedonisë punojmë fuqishëm në dokumentacionin sa i përket instalimit të 100 mg shtesë në kuadër të TEC Osllome”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.