Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi siguron se Qeveria do të bëjë gjithçka që është në kompetencë të saj që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa do të ketë ulje për konsumatorët e vegjël, për kompanitë mikro dhe të vogla.
“Zvogëlim të çmimit për konsumatorët e vegjël do të ketë për arsye se tashmë janë duke u stabilizuar çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror në bursat botërore. Kjo na lejon ne të mund të intervenojmë që të jenë më konkurrues kompanitë tona mikro dhe të vogla jo vetëm në tregun tonë por edhe në rajon dhe më gjerë”, tha mes tjerash Bekteshi.
