Bejli shprehi shqetësim për shkak të mosarritjes së marrëveshjes

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në Maqedoni Xhes Bejli sot shprehi shqetësim për shkak të mosarritjes së marrëveshjes në takimin e mbrëmshëm të liderëve për pikat e ngelura nga marrëveshja e Përzhinos.

“Jam thellë i shqetësuar për shkak të pamundësisë që liderët të arrijnë marrëveshje. Marrëveshja nga Përzhino është mënyrë që të sigurohet llogaridhënie dhe të përmirësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe t’i jepet fund krizës politike në Maqedoni. Nevojitet vullnet politik për ballafaqim me çështjet e mbetura” shkroi Bejli në profilin e tij në Tuiter. 

Bejli së bashku me euroambasadorin Aivo Orav mbrëmë mori pjesë në takimin e liderëve në rezidencën e BE-së në Shkup në të cilën me ndërmjetësimin e eurokomisarit Han u zhvilluan negociata lidhur me zbatimin e marrëveshjes nga Përzhino nga 15 korriku dhe në të cilën nuk u arrit marrëveshje përfundimtare lidhur me disa çështje të hapura.